Casemiro foli për podcastin “Presents” të Rio Ferdinand dhe kujtoi kohën te Real Madridi, duke lavdëruar Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldon: “Bale, në momentet më të mëdha, në finalet e Champions-it, shënonte gjithmonë. E ka bërë kundër Liverpool-it, Atleticos… Cristiano është nga një botë tjetër, jashtë çdo krahasimi, por për mua Bale ishte më i kompletuari”.
Braziliani tregoi edhe një prapaskenë me Ronaldon: “Para çdo ndeshjeje, Cristiano më thoshte: ‘Case, sot është ndeshje speciale’. Pastaj: ‘Ndjej erë golash’. Për të, 50 gola në sezon ishin minimumi”.
Casemiro foli edhe për Benzema: “Ishte numër 9, por luante si 10. Zbriste prapa dhe krijonte hapësira për Bale e Cristiano”.
Për Lionel Messin dhe Barcelonën: “Nuk mund ta ndaloje Messin, ishte e pamundur. Barcelona mund të luante keq, por pastaj vinte goli i Messit dhe fitonin 3 pikët”.
Ai kujtoi edhe duelet me Xavi, Iniesta e Busquets: “Beteja të mëdha. Në atë moment nuk i shijon, për shkak të presionit, por kur kthen kokën pas, ishte diçka e bukur”.
The post “CR7 ishte nga një botë tjetër, Bale më i kompletuari, Messin nuk e ndaloje dot” appeared first on Telesport.
