Një incident dhune ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në oborrin e një shkolle fillore në Tetovë ku pre e sulmit ka rënë një i mitur ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se rasti është denoncuar rreth orës 20:40 nga prindi i viktimës me iniciale F.A. 40 vjeç i cili ka raportuar se djali i tij i mitur është vënë në shënjestër të dy personave teksa ndodhej në hapësirat e shkollës.

Sipas dëshmisë së dhënë në organet e rendit i mituri fillimisht është sulmuar verbalisht nga personi me iniciale S.M. ndërsa menjëherë pas kësaj situata ka agravuar në dhunë fizike ku personi tjetër i përfshirë T.M. nga Tetova ka ushtruar forcë ndaj të miturit.

Autoritetet policore bëjnë me dije se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për dokumentimin e rastit dhe po punohet intensivisht për pastrimin e plotë të këtij incidenti që shqetësoi banorët e zonës dhe prindërit e nxënësve të kësaj shkolle.