Gjatë paradites së sotme, forcat e rendit në Tetovë kanë finalizuar një operacion për ndalimin e një personi të kërkuar nga drejtësia, i cili i fshihej vuajtjes së dënimit me burg.
Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njofton se sot, më 12 maj 2026, rreth orës 10:00, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin me iniciale N.T., 28 vjeç, banues në fshatin Poroj të Tetovës.

Ndalimi i tij është bërë në bazë të një urdhëresë gjyqësore, pasi i riu ishte shpallur në kërkim për një vepër penale të parashikuar sipas nenit 133 të Kodit Penal.

Menjëherë pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi në fjalë është shoqëruar dhe dërguar në Burgun e Tetovës, ku do të kryejë dënimin e shqiptuar nga gjykata kompetente.