Prej javësh në Brazil diskutohet nëse Neymar do të jetë apo jo pjesë e listës së kombëtares për Botërorin që nis së shpejti në SHBA. Sulmuesi i Santosit ndodhet në listën paraprake, por vendimi final ende nuk është marrë.
Neymar ka deklaruar vazhdimisht se nuk e humbet shpresën për të qenë në Botëror, edhe pse dëmtimet e shumta e kanë penalizuar. Nga ana tjetër, trajneri Carlo Ancelotti ka përsëritur se do të grumbullojë vetëm lojtarët që janë në formë optimale. Në një intervistë për “The Guardian”, ish-trajneri i Real Madridit ishte shumë i qartë: “Grumbullimi i Neymarit varet vetëm nga ai”.
Ancelotti shtoi: “Gjithçka varet nga ajo që lojtari tregon në fushë. Ky është një kriter shumë i qartë dhe jo vetëm për Neymarin. Për shumicën e lojtarëve duhet të vlerësojmë talentin dhe gjendjen fizike. Te Neymar duhet të vlerësojmë vetëm gjendjen fizike, sepse talenti i tij është i padiskutueshëm. Varet nga ai, jo nga unë”.
The post Ancelotti “ia lë topin në derë” Neymarit: Grumbullimi i tij në Botëror nuk varet nga unë appeared first on Telesport.
