Sulmuesi i Arsenal, Leandro Trossard, ishte njeriu që i dha fitoren “topçinjve” në ndeshjen e fundit në Premier League. në derbin londinez, Arsenal fitoi 1-0 ndaj West Ham.
Duke kujtuar atë moment dhe duke folur për golin e tij, Trossard tha: “Ishte gëzim i pastër sepse e dinim se çfarë duhej të bënim. Ishte e vështirë sepse e dinim edhe për çfarë po luftojnë ata”.
“Ishte një fushë e vështirë për t’u përballur, kështu që goli na çoi në avantazh, por e dinim se duhej ta mbanim portën të paprekur
“Ishte një kohë e shkëlqyer për të shënuar dhe për të marrë fitoren. Dy ndeshje kanë mbetur dhe shpresojmë se diçka e bukur na pret“, tha sulmuesi i Arsenal.
The post Trossard: Na kanë mbetur edhe dy ndeshje në kampionat, besojmë se diçka e bukur na pret appeared first on Telesport.
