PSG do të përballet sonte në mbrëmje me Lens, ekipin rival për titullin kampion në Ligue 1. Parizienëve iu mjafton një pikë, për t’u shpallur zyrtarisht kampionë për këtë sezon. Më pas fokusi do të jetë i gjithë te finalja e Champions League ndaj Arsenalit.
Pavarësisht se ka një ekip super të kompletuar, PSg po punon për të bërë disa transferime të bujshme gjatë verës. Sipas Telefoot, drejtuesit e PSG-së po përgatisin një ofertë prej 230 milionë eurosh për dy yjet e Atletico Madridit: Julian Alvarez dhe Marc Pubill.
Interesi ëpr sulmuesin argjentinas nuk është sekret, pasi përflitet prej kohësh. Por kampionët në fuqi të Europës duan të transferojnë dhe një mbrojtës shumë premtues për të ardhmen si Marc Pubill, i cili ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë te “Colchoneros”.
The post PSG me plan të frikshëm, 230 milionë euro për dy yjet e Atletico Madridit appeared first on Telesport.
