Në orën 16:30, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria S.L. (43), H.L. (39) dhe një të mitur, të gjithë nga Shkupi, pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht policët gjatë kryerjes së detyrave zyrtare në zonën e Bit Pazarit.
Sipas informacioneve të policisë, incidenti ka ndodhur gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare nga ana e efektivëve policorë, kur të dyshuarit kanë reaguar me dhunë ndaj tyre.
Nga MPB njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës ndaj personave të përfshirë.
