Pas triumfit në “Coppa Italia” 2025/26, kapiteni i Interit, Lautaro Martínez, foli për “Mediaset”: “Kjo fitore ka shumë rëndësi. Nuk ishte e thjeshtë të riniseshim pas sezonit të kaluar. Kemi bërë një sezon të madh në aspektin e lojës, rezultateve dhe paraqitjeve. Jam krenar që fitova një tjetër trofe, që për ne do të thotë shumë”.
Sulmuesi argjentinas komentoi edhe kritikat ndaj zikaltërve: “Për Interin flitet gjithmonë, por ne duhet të vazhdojmë rrugën tonë për ta çuar klubin sa më lart. Jemi të lumtur sepse fituam edhe dy trofe të tjerë”. Në fund, Lautaro i dha notën 10 trajnerit Cristian Chivu: “Na ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë”.
Edhe Denzel Dumfries, i shpallur lojtari më i mirë i finales, konfirmoi të njëjtën notë për Chivu: “10”. Më pas shtoi me humor: “Jam i lumtur që u riktheva mirë pas një periudhe të vështirë. Po ashtu jam i kënaqur që i dhashë asist Lautaros, sepse ishte zemëruar që po e ndihmoja pak (qesh)”.
The post Lautaro dhe Dumfries, pas fitimit të Kupës së Italisë: Sezon shumë pozitiv, Chivu meriton notën “10” appeared first on Telesport.
