Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë një deklaratë të pazakontë gjatë një aktiviteti me gazetarë, duke pretenduar se një ilaç i ri mund t’i “kthejë në jetë” pacientët.

“Ne kemi trajtuar njerëz që ishin të vdekur,” tha Trump.

“Kishim një person që i ishin bërë ritet e fundit — i mbaruar, fëmijët po qanin dhe gjithçka — dhe e filluam këtë ilaç. Dhe personi u përmirësua. Funksionon”, tha Trump.

Deklarata lidhet me Aktin “Right to Try”, që lejon pacientët me sëmundje terminale të provojnë trajtime eksperimentale.

Sipas artikullit, Trump e ka ekzagjeruar këtë koncept, duke e paraqitur si një “ilaç mrekulli”, ndërsa në realitet bëhet fjalë për raste të rralla përmirësimi te pacientë shumë të sëmurë.