Një incident ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në rrugën “Serava” në Shkup, ku si pasojë e një zjarri të rënë në një objekt shitës, një person ka përfunduar në spital. Sipas njoftimit zyrtar nga Sektori për Punë të Brendshme në Shkup, rasti është denoncuar rreth orës 10:22, ndërsa flakët kishin shpërthyer vetëm pak minuta më parë, rreth orës 10:10.

Në shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë ekipet e Brigadës së Mbrojtjes Kundër Zjarrit të Shkupit, të ndihmuar edhe nga dy qytetarë të tjerë. Gjatë përpjekjeve për të vënë nën kontroll flakët, njëri prej personave që po ndihmonte ka thithur sasi të konsiderueshme tymi.

Ai është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në Qendrën Urgjente pranë kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku po trajtohet nga mjekët. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan deri te ky incident.