Presidentja Gordana Siljanovska Davkova riktheu zyrën e presidentit në Qendër të Shkupit e cila do të shërbejë për dialog, debat dhe kulturë demokratike me të rinjtë, të moshuarit dhe pensionistët. Në zyrën e presidentit shoqatat civile dhe qytetarët do të mund të shkojnë dhe të pyesin për nisma dhe kërkesa të ndryshme. Të rinjtë do të kenë mundësinë të shfaqin talentin e tyre duke organizuar debate, ekspozita, koncerte dhe pllakate. Kjo zyrë në fakt edhe më parë ishte në funksion për qytetarët por në vitin 2016 u demolua gjatë protestave të Revolucionit Shumëngjyrësh. Revolta e atëhershme para zyrës së presidentit ndodhi për shkak të abolimit të zyrtarëve të lartë nga presidenti i atëhershëm Gjorge Ivanov./Alsat.mk.
The post Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova rikthen zyrën e presidencës për komunikim me qytetarët appeared first on Alsat.
