Të shtunën do të zhvillohet finalja e play-out-it për një vend në “Abissnet Superiore” sezonin e ardhshëm, ku Teuta dhe Pogradeci do të përballen në një sfidë vendimtare për qëndrimin dhe ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar.

Pogradeci siguroi kualifikimin në këtë finale pas triumfit në play-off-in e “Kategorisë së Parë”, teksa mposhti Besën me rezultatin 1-0 pas kohës shtesë.

Nga ana tjetër, Teuta synon të mbajë vendin në elitë pas përfundimit të kampionatit në vendin e tetë të “Abissnet Superiore”.

Takimi Teuta – Pogradeci do të luhet të shtunën, më 16 maj, në ora 16:00, në stadiumin “Niko Dovana”. Fituesi i kësaj përballjeje do të sigurojë pjesëmarrjen në “Abissnet Superiore” për sezonin 2026-2027.

Komisioni i Ligave dhe Garave ka vendosur datën, orarin dhe stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja e “play-off”-it për Kategorinë e Parë mes Kukësit dhe Butrintit.

Takimi Kukësi – Butrinti do të luhet më 28 maj, në orën 15:00, në stadiumin “Arena Egnatia” në Rrogozhinë.

Kjo ndeshje do të përcaktojë ekipin që do të marrë pjesë në Kategorinë e Parë për sezonin sportiv 2026/27.

The post Teuta-Pogradeci dhe Kukësi-Butrinti, mësohet ku dhe kur do të luhen dy “finalet” e rëndësishme appeared first on Telesport.