Operatori celular A1 në bashkëpunim me MPB-në promovuan projektin gueril për të paralajmëruar shoferët të cilët ngasin makinë duke shfrytëzuar celular. Çdo qytetar mund të thërrasë në numrin 078 – 274 – 283 dhe të dëgjojë se si tingëllon kur të thërret dikush nga familja e askush nuk përgjigjet. Mos përgjigjja ka për qëllim të bëjë të ndjejë qytetarët të merakosen dhe të shohin se si ndjehen të tjerët pasi mungesa e vëmendjes në timon mund të kushtojë me jetë.
“Fushata ishte do të thosha shokuese dhe shkaktoi vëmendje të veçantë. Pati dhjetëra mijëra telefonata të humbura ndërsa qëllimi ishte të bëjmë fushatë pasi tema është kritike. Teknologjia është këtu dhe të gjithë ne përdorim telefona celularë por duhet të jemi të vetëdijshëm se një sekondë kur nuk kemi kujdes apo jemi të fokusuar në telefon mund ta ndryshojë jetën tonë tërësisht e mos dashtë Zoti të marrim jetën e dikujt tjetër”, deklaroi Metodija Mirçev – Drejtor Gjeneral i A1./Alsat.mk.
The post A1 dhe MPB promovojnë projekt gueril kundër përdorimit të celularit gjatë vozitjes appeared first on Alsat.
