Vazhdojnë mashtrimet telefonike ndaj qytetarëve, ndërsa këtë herë pre e mashtrimit ka rënë një grua nga Velesi, së cilës i janë marrë rreth 4 mijë euro me pretekstin se vajza e saj duhej t’i nënshtrohej një operacioni urgjent. Sipas kallëzimit, një person e ka kontaktuar me telefon duke u prezantuar si mjek në Spitalin e Përgjithshëm në Veles dhe i ka thënë se vajza e saj ndodhet në spital me frakturë dhe se nevojitet ndërhyrje kirurgjikale, për çka duhej të paguante menjëherë. Siç është raportuar, gruaja i ka sjellë paratë në spital, ku në oborr e ka pritur një person i gjinisë femërore, të cilës ia ka dorëzuar shumën. Më pas ajo ka kuptuar se bëhej fjalë për mashtrim. Nga Sektori për Punë të Brendshme në Veles njoftojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./Alsat.mk.

The post Vazhdojnë mashtrimet telefonike, një grua nga Velesi u mashtrua me pretekstin se vajza e saj duhej t’i nënshtrohej një operacioni urgjent appeared first on Alsat.