Sinoptikanët parashikojnë për sot mot të ndryshueshëm me vranësira dhe më të freskët, me periudha me diell. Kushte për reshje të herëpashershme lokale do të ketë kryesisht në rajonet perëndimore dhe lindore të vendit. Sipas Shërbimit Meteorologjik dhe Hidrologjik, do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor, me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 3 deri në 13 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 13 deri në 23 gradë.
Në Shkup pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët, me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, e herë pas here e fortë në disa pjesë të luginës, nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë 7 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 20 gradë.
Departamenti Meteorologjik njofton se gjatë javës së punës do të vazhdojë moti i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell.
“Lokalisht do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erëra të forta, veçanërisht të martën dhe në fund të javës”, njoftojnë meteorologët.
The post Mot i ndryshueshëm me reshje dhe erëra të forta në vend appeared first on Alsat.
