Juventus ka pësuar një humbje befasuese 0-2 ndaj Fiorentinës në sfidën e luajtur në “Allianz Stadium”. Kur pritej fitorja e bardhezinjve dhe sigurimi zyrtarisht i biletës për në Champions League, ka ndodhur e kundërta.
Juventus zhgënjen totalisht, Fiorentina shënoi dy herë në secilën pjesë. Në të parën, shënoi Cher Ndour. Në të dytën, Rolando Mandragora. Milan mori një fitore shumë të rëndësishme në transfertë, 1-2 ndaj Genoa. Christopher Nkunku nga penalltia dhe Zachary Athekame shënuan për kuqezinjtë. Golin e vetëm për vendasit e shënoi Johan Vasquez.
Roma fitoi derbin ndaj Lazio-s me shifrat 2-0. Për verdhekuqtë vendosi fatin e takimit dopieta e Gianluca Mancini. Como fitoi 1-0 ndaj Parmës, falë golit të Alberto Moreno në pjesën e dytë.
Napoli siguroi zyrtarisht biletën për në Champions League, pas fitores 0-3 ndaj Pisa. Golat u shënuan nga McTominay, Rrahmani dhe Hojlund. Nëse Milan dhe Roma fitojnë në javëne fundit ndaj Cagliarit dhe Veronës, atëherë do të jenë ato dy ekipet e tjera që do t’i bashkohen Interit dhe Napolit në Champions League.
The post Juventus shkatërron sezonin me duart e veta, Milan dhe Roma drejt Champions-it (video) appeared first on Telesport.
