Liverpool po shqyrton mundësinë e një rikthimi të bujshëm të Trent Alexander-Arnoldit në “Anfield” gjatë merkatos së janarit. Mbrojtësi kombëtares angleze e ka pasur të vështirë të gjejë hapësira të rregullta te “Los Blnacos”. Minutat janë pakësuar akoma edhe më shumë me ardhjen si trajner të Jose Mourinho, gjë që ka nxitur thashetheme se një rikthim në Premier League mund të ndodhë që në janar.
Sipas “Cadena SER“, Liverpool po mendon të bëjë një ofertë të guximshme për ta rikthyer Alexander-Arnold në formë huazimi, gjatë merkatos dimërore. Në anën tjetër, pavarësisht rolit të tij dytësor, anglezi duket se gëzon besimin e plotë të Jose Mourinho. Anglezi luajti titullar në ndeshjen e fundit në fitoren 0-3 ndaj Racing Santander dhe mori përgëzimet e Mourinho në fund të takimit.
“E aktivizova Trent-in, i cili nuk kishte luajtur prej kohësh, sepse pashë që cilësitë e tij teknike do të na ndihmonin në daljen me topin. Edhe pse kishte kohë pa luajtur, ai bëri një paraqitje të shkëlqyer dhe të ekuilibruar. Jam shumë i kënaqur dhe mendoj se lojtarët e ndiejnë që po kalojmë një periudhë të mirë”, tha Mourinho.
Megjithatë, te Real Madrid janë të hapur për largimin e Alexander Arnold, por kjo do të ndodhë vetëm për një ofertë mbi 50 milionë euro. Pavarësisht se ka humbur vendin e titullarit te Real Madrid, vlera në treg e mbrojtësit anglez është 60 milionë euro, sipas Transfermarkt.
The post Alexander Arnold bëhet pishman dhe mendon rikthimin në shtëpi pas vetëm 18 muajsh? Real Madrid ka vetëm një kusht appeared first on Telesport.
