Flamur i kuq në garën e Cmimit të Madh të Katalunjës në MotoGP. Një aksident i frikshëm në pistën e Montmelo, që ka përfshirë spanjollin Alex Marquez (Ducati Gresini), ka detyruar organizatorët e garës ta ndalin atë.
Në xhiron e 12-të, pikërisht në mesin e garës (ka 24 xhiro), Marquez përplaset nga pas motorit të spanjollit tjetër Pedro Acosta (KTM). Ky i fundit, në pjesën e drejtë të pistës, humbi fuqinë motorike.
Marquez, që nuk arriti dot ta evitojë, u përplas me Acosta dhe më pas motori i tij doli jashtë piste, duke u rrotulluar disa herë. Edhe pse nuk jepen më pamjet filmike, organizatorët e garës konfirmuar se Alex Marquez është koshient.
Një aksident i rëndë, që përfshiu edhe italianin Fabio di Giannantonio, pasi rrota e motorit të Marquez preku italianin e VR46. Gjithsesi, vëllai i vogël Marquez është dërguar me urgjencë në spital dhe gara do të rinisë pas disa minutash.
The post Flamur i kuq!!! Aksident i frikshëm për Alex Marquez në pistën e Katalunjës, piloti në spital appeared first on Telesport.
