Këshilltarët e Frontit Evropian në komunën e Kumanovës kanë reaguar ndaj maratonës së organizuar ditën e djeshme nga pjesëtarët e policisë të cilët marshuan në nderim të viktimave nga konflikti i 9 majit 2015. Këshilltarët e Frontit në Këshill dënojnë siç thonë, sjelljen e papërgjegjshme dhe pa tolerueshme të njësive speciale të MPB-së ndërsa shtojnë se demonstrimi i forcës nuk frikëson askënd por thjeshtë provokojnë. “Kumanova ka dëshmuar tolerancë etnike edhe në periudhat më të vështira por ajo që po ndodhë në dy vitet e fundit, brohoritjet antishqiptare nëpër salla sportive, përdhosja e flamurit kombëtar shqiptar si dhe vizitat e njëanshme të figurave politike serbe në Kumanovë dëshmojnë tendenca serioze për prishjen e bashkëjetesës dhe harmonisë ndëretnike në qytet. U bëjnë thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin masa konkrete dhe të hetojnë për atë se kush urdhëroi demonstrimin e forcës dhe cili ishte qëllimi i vërtetë i maratonës, pyesin nga grupi i këshilltarëve komunal të Frontit Evropian në Kumanovë./Alsat.mk.

The post Këshilltarët e Frontit Evropian në Komunën e Kumanovës reaguan ndaj maratonës së organizuar dje appeared first on Alsat.