Elbasani-Egnatia është ndeshja e dytë e javës së parë të “Final Four”. Pjesa e parë në “Air Albania” është mbyllur 0-3 për rrogozhinasit, pavarësisht se verdhëblutë vinin si favorit në këtë takim.

Sfida u zhbllokua në minutën e 28-të, ku pas një topi të gjatë të ulur bukur nga Ildi Gruda, ishte i zakonshmi Soumaila Bakayoko që dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fortë në kufijtë e zonës së rreptësisë.

Në minutat shtesë, Egnatia shënone dhe dy herë të tjera. Në minutën e 45+1, një krosim i Haime ulet në zonë nga Gruda, i cili asistons ërish për Bakayoko dhe ky i fundit shënon golin e dytë.

Në minuten e tretë dhe të fundit shtesë, kundërsulm i shpejtë i rrogozhinasve. Albano Aleksi asiston, braziliani Fernando Medeiros shënon golin e tretë, me një goditje plot klas.

The post E pabesueshme ajo që po ndodh në “Air Albania”. Elbasani shokohet nga Egnatia, pas 45 minutave të para appeared first on Telesport.