finalist e play off-it në Konferencën e Lindjes në NBA. Cavaliers fituan sot 125-94 ndaj Detroit, duke triumfuar 4-3 me ndeshje.

Një surprizë e vërtetë dalja e Cleveland në finale, që eliminoi ekipin më të mirë të sezonit të rregullt në Lindje. Detroit nuk përfitoi nga faktori fushë, duke u dorëzuar.

Ndeshja e shtatë u komandua në përgjithësi nga miqtë, që e merituan fitoren. 4 lojtarë realizuan mbi 20 pikë: Donovan Mitchell 26 pikë më i miri, mbështetur nga Allen e Merrill nga 23 pikë secili e Mobley me 21 pikë.

Për Detroit mungoi lojtari lider. Në finalet e Konferencës së Lindjes, ekipi i Cleveland do të përballet me New York.

Konferenca e Lindjes, gjysmëfinale

(1-4), Detroit – Cleveland, 94-125 (3-4)

(2-3), New York – Philadelphia, (4-0)

Konferenca e Lindjes, finale

New York – Cleveland

Konferenca e Perëndimit, gjysmëfinale

(1-4), Oklahoma – Lakers, (4-0)

(2-3), San Antonio – Minnesota, (4-2)

Konferenca e Perëndimit, finale

Oklahoma – San Antonio

The post Cleveland surprizon dhe shkon në finalet e Konferencës së Lindjes, eliminohet Detroit appeared first on Telesport.