Presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, foli para sfidës ndaj Veronës dhe iu përgjigj deklaratave të Gerry Cardinale, i cili kishte rikujtuar humbjen 5-0 ndaj PSG-së, në finale e Champions-it të kaluar:

“Kam dy përgjigje në xhep; një ironike dhe një serioze. Po përdor atë seriozen, sepse nuk është momenti për debate. I uroj Cardinale të qëndrojë në krye të Milanit dhe të bëjë një rrugëtim si i yni në 6 vitet e fundit, me 9 trofe të fituar, 2 finale Champions-i dhe një finale ‘Europa League’. Besoj se është një ‘palmares’ që nuk mund të harrohet”, – deklaroi Marotta.

Kur u pyet për përgjigjen ironike, ai buzëqeshi: “Po e ruajmë për ndonjë ligësi tjetër në të ardhmen”.

© Getty Images  | Inter-Verona festa double

Duke folur për DAZN, kreu zikaltër konfirmoi edhe besimin total ndaj Chivu: “Zgjedhja e trajnerit në fillim të sezonit ishte e vështirë, por një drejtues duhet të ketë guxim dhe ne u shpërblyem. Rinovimi i tij është vetëm formalitet. Chivu është e tashmja dhe e ardhmja e Interit”.

Për merkaton dhe projektin e ardhshëm, Marotta sqaroi: “Nuk do të ketë revolucion, por evolucion. Disa cikle mbyllen, ndaj synojmë një përzierje mes lojtarëve të rinj dhe atyre me eksperiencë. Bërthama e skuadrës ekziston dhe sot e treguam këtë”.

The post I kujtoi 5-0 në finalen e Champions-it; Marotta i përgjigjet shumë hidhur Cardinale-s appeared first on Telesport.