Karburantet nga mesnata shtrenjtohen për 2 deri në 2,5 denarë për litër. Komisioni Rregullator për Energjetikë miratoi çmimet e reja. Nga ora 00:00, çmimi i benzinës 95 rritet për 2 denarë, ndërsa benzina 98 dhe dizeli për 2,5 denarë për litër. Çmimi maksimal për litër dizel është 92 denarë, EUROSUPER BS-95 është 87 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 është 89 denarë. Mesatarisht, karburantet shtrenjtohen për 1,84%, vendosi Komisioni Rregullator.
Nga 19.5.2026 ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motorike EUROSUPER BS–95 87,00 denarë/litër
Benzinë motorike EUROSUPER BS–98 89,00 denarë/litër
Dizel EURODIESEL BS (D-E V) 92,00 denarë/litër
Por në këto çmime nuk është llogaritur zbritja e OKTA-s prej 2 denarësh për benzinat dhe 3 denarësh për dizelin. Kështu, në shumicën e pikave të karburantit, dizeli do të shitet për 89 denarë, benzina 98 oktan për 87 denarë, ndërsa benzina 95 oktan për 85 denarë për litër.
Nga 19.5.2026 ora 00:01, çmimet e derivateve me zbritjen e OKTA-s do të jenë:
Benzinë motorike EUROSUPER BS–95 85,00 denarë/litër
Benzinë motorike EUROSUPER BS–98 87,00 denarë/litër
Dizel EURODIESEL BS (D-E V) 89,00 denarë/litër
Karburantet shtrenjtohen edhe përkundër vendimit të Qeverisë për vazhdimin e masave që skadonin sot. Gjatë fundjavës, në seancë të jashtëzakonshme u vendos që ato të vlejnë deri më 1 qershor. Nga Komisioni Rregullator thonë se në përllogaritje janë marrë parasysh ulja e akcizës për 2 denarë për litër për dizelin dhe benzinat, si dhe ulja e TVSH-së për benzinat në 10 për qind. Sot skadon edhe zbritja e OKTA-s për 2 denarë për benzinat dhe 3 për dizelin, por nga Ministria e Energjetikës është paralajmëruar se do të bisedohet për vazhdimin e saj.
Çmimi i naftës në bursat botërore mbetet i lartë dhe sot lëviz rreth 110 dollarë për fuçi.
