Pas mbarimit të protestës partia VLEN ka akuzuar BDI-në se pjesëmarrja e tyre në protestë nuk është për hallin e studentëve, por për pushtetin e humbur. Sipas VLEN, Ali Ahmeti i cili nuk e zgjidhi çështjen për mbi dy dekada në pushtet, e hedh gurin dhe e fsheh dorën, me qëllim që pastaj të përfitojë politikisht.

“Të nderuar studentë ne kemi folur hapur me ju. Kemi pranuar kërkesën tuaj dhe u kemi premtuar se problemin do ta zgjidhim. Ju kërkuar që provimi i jurisprudencës të bëhet në shqip, ne po i bëjmë shqip të gjitha provimet profesionale…Shqiptarët nuk janë naiv, ata e shohin shumë qartë se pas kësaj zhurme nuk qëndron halli i studentit, por halli i pushtetit të humbur. Pse Ali Ahmeti fshihet pas studentëve. Pse nuk ju thotë shqiptarëve se këtë çështje nuk e zgjidhi kur kishte gjithë pushtetin në dorë. Edhe një herë Ali Ahmeti dëshmoi se e gjuan gurin dhe e fsheh dorën”, tha Besar Durmishi nga VLEN

.

The post Durmishi: BDI s’e ka hallin e studentëve, Ali Ahmeti e gjuan gurin, e fsheh dorën appeared first on Alsat.