Çiklisti belg Kjell Cooman, që garon për skuadrën Bal-Enzo Cycling, është shpallur fitues i etapës së parë të edicionit nr.83 të Turit Çiklistik.
Eventi më i rëndësishëm i sportit të biçikletës në vendin tonë ngriti siparin me etapën e parë Tiranë-Lezhë (177km e gjatë), ku në fund arriti të triumfojë çiklisti 23-vjeçar belg.
Ai la pas në sprintin final sllovenin Timotej Bavec (skuadra e Ribno Alpine) dhe rumunin Alin Toader (garon për kombëtaren e vendit të tij).
Një etapë më së shumti fushore, ku çiklistët thuajse mbërritën të gjithë në grup. Në këtë turne marr pjesë garues nga 20 skuadra të ndryshme nga rajoni dhe Europa.
Ky edicion do të ketë pesë etapa dhe do të mbyllet më 22 maj në qytetin e Fierit. Etapa e dytë është ajo Lezhë-Elbasan, 150km e gjatë.
Turi 83-të Çiklistik
Etapa 1, Tiranë – Lezhë, 177km, Kjell Cooman
Etapa 2, Lezhë – Elbasan, 150km
Etapa 3, Elbasan – Vlorë, 172km
Etapa 4, Vlorë – Vlorë, 149km
Etapa 5, Vlorë – Fier, 123km
The post Nis edicioni i 83-të i Turit Çiklistik, belgu Cooman triumfon në etapën e parë në Lezhë appeared first on Telesport.
