Marcus Rashford dhe João Cancelo duan të qëndrojnë te Barcelona, edhe Hansi Flick është i kënaqur me ta. Të dy janë të huazuar nga Manchester United dhe Al-Hilal deri më 30 qershor.

Rashford ka një opsion blerjeje prej 30 milionë eurosh, që skadon muajin e ardhshëm, dhe është i gatshëm ta ulë pagën për të qëndruar. Ai ka 14 gola dhe 12 asistime me katalanasit, këtë sezon. Barça po shqyrton blerjen ose një huazim tjetër.

Vertical

Cancelo është në huazim dhe kërkon negociata për të vazhduar deri më 2027. Ai ka 2 gola dhe 3 asistime dhe mbush 32 vjeç më 27 maj.

Klubi katalanas vlerëson të dy lojtarët dhe beson se ata i japin opsione të rëndësishme Flick në sulm e mbrojtje. Rashford është thirrur nga Thomas Tuchel për Kupën e Botës dhe do të largohet javën e ardhshme, ndërsa e ardhmja e të dyve mbetet e hapur.

The post Flick merr vendim për Rashford dhe Cancelo, presidenti Laporta vihet në lëvizje appeared first on Telesport.