Andoni Iraola shpreson në një gjest të vogël nga kolegu Mikel Arteta, shoku i tij i fëmijërisë, pasi i dha Arsenal titullin e Premier League. Të martën, Bournemouth i spanjollit barazoi 1-1 ndaj Manchester City dhe njëkohësisht ndihmoi “topçinjtë” të fitonin ligën për herë të parë në 22 vjet.

I pyetur pas ndeshjes për mundësinë e marrjes së një shishe shampanje nga bashkatdhetari i tij, Iraola u rrëfye, me një buzëqeshje, se do të ishte më e pakta që mund të bënte. “Do të ishte mirë. Të paktën diçka! Nuk e kam parë ende telefonin tim, por duhet të kem të paktën një mesazh“, tha Iraola.

Por nuk ishte për shkak të kësaj ndeshjeje. Ata ndoshta do të kishin fituar gjithsesi. Jam i lumtur për Arteta sepse bëri një punë të jashtëzakonshme atje. Ata kanë qenë shumë të qëndrueshëm në sezonet e fundit. Por edhe ne kemi patur një ecuri të jashtëzakonshme

”, tha më tej Andoni Iraola.

Bournemouth do të kualifikohet për në garat evropiane dhe ende mund të shpresojë për një vend në Champions League. “Në fillim të sezonit, ishte e paimagjinueshme. Ka qenë fantastike dhe kemi mundësinë të luftojmë për Champions në ditën e fundit. Ne e meritojmë vërtet, veçanërisht pas performancës së shkëlqyer që bëmë “, shtoi ai.

The post Ndaloi City, trajneri i Bournemouth: Shpresoj që Arteta të më dërgojë një shishe shampanjë appeared first on Telesport.