Në momentin e shpalljes së sulmuesve të Brazilit për Botërorin 2026, trajneri Carlo Ancelotti bëri një pauzë teatrale: “Tani vjen pjesa e bukur…” Pastaj lexoi: “Neymar Junior, Santos”. Po, Neymar është aty! O Ney shpërtheu në lot në divanin e shtëpisë.

Në moshën 34-vjeçare do të luajë Botërorin e katërt. Fëmijët festojnë, ndërsa disa të rritur kritikojnë: “Kurrë vendimtar në Botëror. Po sjelljet e tij?” Ndërkohë mbetet jashtë Joao Pedro, 10 vite më i ri dhe autor i 20 golave me Chelsea.

Pas dy viteve të humbura në Arabinë Saudite, Neymar u kthye te Santosi me fanellën numër 10 të Pelés. Nuk shënon me Brazilin prej 3 vitesh, por Ancelotti thotë: “Është rritur fizikisht”. Në prill-maj zhvilloi 10 ndeshje, 7 të plota dhe shënoi 5 gola.

Carletto e di sa peshon gjeniu. Në Brazil vlen “joga bonito”. Siç thoshte Joao Saldanha: “Dua ata që më ndihmojnë të fitoj, jo dhëndrin ideal për vajzën time”. Një “magji” e Neymarit mund të ta ndryshojë jetën…

The post Ancelotti zgjodhi Neymar duke besuar te… “një magji e O Ney ta ndryshon jetën” appeared first on Telesport.