Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se është privuar nga liria një i mitur, i cili dyshohet se kryente vjedhje në xhamitë e Tetovës.

“Më 19.05.2026 në orën 18:00 në Tetovë, nëpunësit policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria një të mitur 16-vjeçar nga Tetova për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale sipas nenit 236 të Kodit Penal – “vjedhje e rëndë”. Ai dyshohet se gjatë dy javëve të fundit ka kryer vjedhje në disa xhami, ndërsa herën e fundit në një xhami në rrugën “176” në Tetovë, ku me përdorim force ka thyer arkën metalike të donacioneve dhe ka marrë para nga ajo”, njoftuan nga MPB.

MPB theksoi se i mituri është ndaluar në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të rastit, do të pasojë kallëzimi përkatës./Alsat.mk.

The post Një 16-vjeçar arrestohet për vjedhje në një xhami në Tetovë appeared first on Alsat.