Në Kuvendin e 71-të të Dhomës së Avokatëve në Maqedoninë e Veriut u mbajtën zgjedhjet për përbërjen e re të Bordit Drejtues në nivel republikan, ku u zgjodhën gjithsej 17 anëtarë.

Për kryetar të ri u zgjodh Laze Gjorgjievski nga Shkupi, ndërsa për zëvendëskryetare u rizgjodh Hamdije Ademi Tafa nga Kërçova, duke vazhduar mandatin e saj në një nga funksionet më të rëndësishme brenda këtij institucioni.

Ajo mbetet njëkohësisht edhe përfaqësuesja e vetme shqiptare e zgjedhur në këtë organ të rëndësishëm republikan.

Kuvendi i 71-të u vlerësua si një moment i rëndësishëm për forcimin dhe avancimin e mëtejshëm të rolit të avokatisë në Maqedoninë e Veriut.