Joan Laporta, presidenti i rizgjedhur i Barcelonës, foli me tone shumë pozitive për Lewandowski, i cili nuk do të vazhdojë sezonin e ardhshëm me klubin katalanas. Gjatë darkës së organizuar nga skuadra në një restorant të njohur të Barcelonës, sulmuesi polak mori vlerësime si nga bashkëlojtarët, ashtu edhe nga vetë Laporta.
Presidenti lavdëroi edhe punën e Deco dhe trajnerit Flick: “Deco po punon në mënyrë të mrekullueshme, bashkë me trajnerin Flick, që duket jashtëzakonisht i entuziasmuar për atë që po vjen. Sezoni i ardhshëm do të jetë më i vështirë se ky. Niveli i kërkesës do të rritet dhe lojtarët janë të vetëdijshëm se po ndërtojnë legjendën e tyre te Barça”.
Për Lewandowski deklaroi: “Ai tashmë është pjesë e historisë së Barçës. Falë tij fituam besueshmëri sportive. Ai solli profesionalizëm dhe dha shumë për grupin gjatë këtyre viteve”. Laporta pranoi gjithashtu se zëvendësimi i sulmuesit polak nuk do të jetë i lehtë: “Ai erdhi në një moment shumë të vështirë dhe mori një vendim të guximshëm. Me të nisi kjo periudhë suksesi”.
Në fund, presidenti katalanas vlerësoi atmosferën në skuadër: “Kemi festuar një sezon historik; dy tituj radhazi në La Liga dhe Superkupën. Për herë të parë kemi fituar të gjitha ndeshjet në shtëpi dhe i bëmë një vlerësim Lewandowskit për gjurmën që la”.
The post “Lewandowski bwri histori me ne, Flick është shumë i entuziasmuar për atë që po vjen” appeared first on Telesport.
