Pep Guardiola ka rrëfyer se ka marrë një mesazh urimi nga legjenda e futbollit anglez, Sir Alex Ferguson, një gjest që e ka emocionuar në prag të largimit të tij nga Manchester City pas një dekade (6 tituj Premier League të fituar).
Në konferencën e tij të fundit për gazetarët, Guardiola tregoi se mesazhi i Fergusonit kishte një domethënie të veçantë për të.
“Një nga komplimentet më të mëdha që kam marrë ishte mesazhi nga Sir Alex Ferguson dje. Kjo më bëri shumë të lumtur. Më tha ‘urime për rrugëtimin dhe për gjithçka që kemi arritur’. Kjo do të thotë shumë për mua”, deklaroi Pep.
The post Guardiola zbulon mesazhin më emocionues që mori pas zyrtarizimit të largimit nga City appeared first on Telesport.
