Sot në ora 10:00 në rrugën 11 në Haraçinë ka patur të shtëna armësh ku sipas banorëve thuhet se kanë gjuajtur njësitet e policisë drejt një kamioni të ngarkuar me dru.
Ende nuk ka detaje se për çka bëhet fjalë, por nga fotografitë e siguruara nga monitor.mk shihet se popullata vendore është grumbulluar bashkarisht dhe ata thonë se janë gjuajtuar nga njësitet e policisë.
Në momentin që ka njoftim zyrtar nga MPB do e publikojmë për njoftim të mëtejshëm.

