Kanë vazhduar reagimet politike për tubimin e djeshëm të serbëve në Kumanovë, në mbështetje të Vuçiqit.
Aleanca për Shqiptarët thotë se tubimi është provokues. “Çdo manifestim që rikthen retorikën nacionaliste dhe mohon realitetin e pavarësisë së Kosovës, nuk mund të trajtohet si ngjarje e zakonshme ndërsa mesazhe të tilla nuk i shërbejnë as paqes, as stabilitetit, as bashkëjetesës ndëretnike në vend”, reagon ASH.
Ndërkohë VLEN vazhdoi akuzat ndaj BDI-së për lidhje dhe bashkëpunime me figura serbe në të kaluarën. VLEN përmend “Ballkanin e Hapur” dhe kontaktet e Bujar Osmanit me konsullin serb Vlladimir Stajiq.
Nga ana tjetër një ditë më parë BDI akuzoi VLEN-in se vazhdon të merret me studentët shqiptarë dhe me sulme ndaj zërit të rinisë shqiptare ndërsa kur organizohen tubime me thirrje kundër Kosovës, kur ngrihen dyshime për ndikime serbe në nivelet më të larta të pushtetit, kur cenohet orientimi politik i shtetit, hesht.
The post Akuza të ndërsjella mes partive – debati për ndikimin serb në vend appeared first on Alsat.
