Screenshot

Një nga faqet e rrjeteve sociale me emrin “Haraçina vend I’trimav” ka publikuar detaje nga ngjarja e sotme ku siç thonë ata policët kanë gjuajtuar me armë drejt një kamioni të ngarkuar me dru.

Më poshtë ju sjellim tekstin integral të postimit në këtë faqe:

Sot rreth orës 10:00 në Haraçinë, konkretisht në rrugën 11, ndodhi një skandal i tmerrshëm që ka tronditur banorët!

Policia duke ndjekur një kamion me dru, kamioni i derdhi drutë në rrugë, bllokoi kalimin dhe u largua.

Policia gjuajti me 4 plumba kallashnikovi në drejtim të kamionit — në mes të mahallës, në zonë të mbingarkuar me njerëz, gra, fëmijë dhe banorë të pafajshëm!

Nga trauma dhe paniku intervenoi edhe ndihma e shpejtë mjekësore, ku u traumatizuan 2 gra dhe 1 fëmijë. A është kjo mënyra si mbrohen qytetarët?!

A janë normal këta Polic që shtijnë me armë të gjata aty ku ka fëmijë, gra dhe burra të moshuar?! Kush merr përgjegjësi nëse një plumb do të merrte jetën e një të pafajshmi?!

Qytetarët me të drejtë dolën dhe bllokuan rrugën duke kërkuar përgjigje dhe përgjegjësi nga institucionet shtetërore, por edhe nga përfaqësuesit politikë shqiptarë!

A është e lejuar që në mes të lagjes të përdoret kallashnikovi si në luftë?! Ku është siguria e qytetarëve?! Ku është përgjegjësia?!

Heshtja përballë këtij rasti është bashkëfajësi! – thuhet në postimin në fjalë.

Burimi: https://www.facebook.com/share/1CseAV1XL7/