Luhet sot në “Air Albania” në orën 19:00, ndeshja e dytë e javës së dytë të “Final Four”, mes Elbasanit dhe Dinamos. Verdheblutë janë të detyruar të fitojnë nëse duan të mebten ende në garën për titull dhe në rast fitoreje, vendi i parë do të vendoset në javën e fundit në sfidën mes tyre dhe Egnatias.
Në anën tjetër, Dinamo është jashtë garës për vendin e parë, por luan e qetë dhe pa presion, gjë që e tregoi edhe në ndeshjen e javës së parë ku fituan 0-2 ndaj Vllaznisë.
Dy trajnerët respektiv, Ivan Gvozdenoviç dhe Ilir Daja, kanë vendosur të zbresin në fushë nga minuta e parë me këto formacione zyrtare:
ELBASANI XI: Janaçek, A. Kasa, Azemoviç, Musta, Lila, Manellari, Ibrahim, Loukili, Diallo, Lajthia, Tsague.
DINAMO XI: Teqja, Aliji, Meksi, Ismaili, Gudiabi, Qardaku, Nani, Vila, Malomo, B. Berisha, Guindo
The post Elbasani për të shpresuar ende te titulli, Dinamo për t’i “prishur” punë. FORMACIONET ZYRTARE appeared first on Telesport.
