Ashtu siç edhe pritej, Yan Diomande ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë në Bundesligë me fanellën e Leipzig, ku ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 10 asiste në të gjitha kompeticionet.
Pavarësisht numrit të madh të klubeve të interesuara për anësorin 19-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, PSG dhe Liverpool janë për momentin dy klubet e gatshme të bëjnë çmendurinë për të në merkato.
Te Liverpool e shohin e Diomande si zëvendësuesin ideal të Mohamed Salah dhe janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë euro për të. PSG gjithmonë e vëmendshme ndaj talenteve të reja dhe është gati të paguajë për të deri në 120 milionë euro.
Ajo që mund të thuhet me siguri të plotë është se Yan Diomande do të jetë personazh kryesor i merkatos së verës. Nëse destinacioni i ri do të jetë PSG apo Liverpool, është ende shpejt të thuhet.
The post Liverpool ofron 100 mln euro, PSG shkon deri në 120 mln euro. Klubet e mëdha të “çmendura” pas këtij 19-vjeçari appeared first on Telesport.
