Ndeshja ndaj Cagliari-t sonte në mbrëmje mund të jetë e fundit për Rafael Leao-n me fanellën e Milanit. Pavarësisht se portugezi është nën kontratë me kuqezinjtë deri në vitin 2028, largimi i tij këtë verë është i pashmangshëm. Marrëdhënia është përkeqësuar, si me trajnerët ashtu edhe me klubin dhe tifozët, ndaj nuk duket se ka rrugë tjetër veçëse largimit.

Këtë sezon, portugezi ka shënuar dhjetë gola dhe ka dhënë tre asiste në 30 ndeshje, dhe nuk ka gjetur rrjetën që nga fillimi i marsit, kohë kur filloi përkeqësimi i marrëdhënies me drejtuesit e klubit.

Edhe pse në të kaluarën interesi për anësorin portugez ka qenë i madh, momentalisht ka vetëm dy ekipe vërtet të interesuara për të, sipas Gazzetta dello Sport. Bëhet fjalë për Man. United dhe Fenerbahce. Milan nga ana tjetër ka vendosur shifrën 50 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin portugez.

The post Leao luan sot ndeshjen e fundit me fanellën e Milanit. Vetëm dy ekipe interesohen realisht për portugezin appeared first on Telesport.