“Vajza është e sëmurë, ka ujë në tru, uji ia ka dëmtuar trurin”.
Një nënë nga Shkupi po përballet me sfidën më të rëndë të jetës.
“Lejla Neziri, nënë e dy fëmijëve e cila jeton në Shkup me qira ka një vajzë të vogël, kërkon ndihmë nga qytetarët sepse nuk mund ta paguajë banesën jeton vetëm me një ndihmë sociale”, raporton gazetarja e TV21, Fazile Halili.
Mes pamundësive financiare, ajo thotë se terapitë fizikale për vajzën i bën çdo ditën në mënyrë private, pasi në spitalet shtetërore nuk ka termine të lira. Çdo seancë i kushton rreth 800 denarë, shumë që mezi arrin ta sigurojë vetëm me ndihmën sociale.
-Çdo ditë nga 800 denarë, aspak nuk ka termine.
-Çfarë i bëjnë atje përveç terapisë fizikale?
-Fizikale, kam edhe disa termine te Sistina t’i bëj, por nuk mund t’ia dal.
-Një shumë sa duhet që të shërohet fëmija?
-Nuk më kanë caktuar, por duhet sepse për në shtetëroren kam pyetur më kanë thënë që nuk ka shërim.
-Edhe fëmijën e sëmurë, stres edhe për banesë shumë vështirë e kam”, u shpreh Leljla Neziri.
Përveç vajzës së sëmurë, Lejla – nënë vetëushqyese, ka edhe djalin 5-vjeç, ndërsa frika më e madhe e saj është se një ditë mund të mbetet pa kulm mbi kokë, pasi mezi arrin të paguajë qeranë.
“Për vajzën ta dërgoj që të shërohet dhe nëse mundet një banesë, tua bëjnë fëmijëve një të ardhme, sepse shumë problem e kam me qira, mezi ia dal t’i paguaj.
-A të ndihmojnë njerëzit ndërkohë për ta paguar qiranë?
-Ndërkohë po, ndërkohë vetë”, shtoi Lejla Neziri.
Ajo apelon bamirësit që t’i dalin në ndihmë, për t’i dhënë një shpresë vajzës së vogël dhe kësaj familjeje që po lufton çdo ditë me dhimbjen dhe varfërinë. Të gjithë ata që duan të ndihmojnë mund të lajmërohen në numrin e telefonit të shfaqur në ekran.
NUMËR KONTAKTI: 071 768 204
