Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tetë raste të dhunës në familje, ndërsa pesë persona janë arrestuar.
Më 23.05.2026 në orën 19:45 në Probishtip, nëpunës policorë nga NJPB Probishtip e privuan nga liria I.A. (46) nga Probishtipi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se rreth orës 18:00 kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij S.A., duke përdorur edhe një send druri.
Më 23.05.2026 në orën 23:35 në rrugën “11 Shtatori” në Kërçovë, nëpunësit policorë e privuan nga liria Q.A. (43 ) nga rrethina e Kërçovës, duke vepruar pas denoncimit paraprak të ish-partneres së tij 22-vjeçare se rreth orës 21:42 në Kërçovë e kishte sulmuar fizikisht.
Më 23.05.2026 në orën 23:00 në SPB Shkup, një grua 33-vjeçare denoncoi se në orën 18:30 në shtëpinë familjare në zonën e Qendrës në Shkup, pas një grindjeje të mëparshme, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj 35-vjeçar, me ç’rast i është përgjigjur me të njëjtin reagim. Më vonë, më 24.05.2026 në orën 01:00, burri 35-vjeçar denoncoi se më 23.05.2026, në shtëpinë familjare, pas një grindjeje, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij 33-vjeçare.
Më 23.05.2026 në orën 19:44 në SPB Shkup, një grua 35-vjeçare denoncoi se më 17.05.2026, rreth orës 20:00, në një banesë në zonën e Gjorçe Petrovit në Shkup ishte sulmuar me një send të fortë nga partneri i saj S.M.
Më 23.05.2026 në orën 21:00 në SPB Tetovë, një 51-vjeçar nga një fshat i Tetovës denoncoi se më 20.05.2026 në oborrin e shtëpisë familjare, vëllai i tij S.J. e kishte sulmuar fizikisht djalin e tij dhe i ishte kërcënuar edhe atij për shkak se ka tentuar që ta mbrojë fëmijën.
Më 23.05.2026 në orën 11:45, nëpunës policorë nga NJPB Manastir e privuan nga liria D. XH. (40) nga Manastiri. Sipas denoncimit, më 23.05.2026 në orën 07:40 në SPB Manastir, një vajzë 17-vjeçare nga Manastiri kishte denoncuar se ishte sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj, me ç’rast ka marrë lëndime të rënda trupore.
Më 23.05.2026 në orën 21:15, nëpunës policorë nga NJPB Kriva Pallankë e privuan nga liria V.B. nga Kriva Pallanka, pasi kishte sulmuar fizikisht babain e tij 65-vjeçar.
Më 23.05.2026 në orën 15:40, nëpunës policorë nga NJPB Negotinë e privuan nga liria V.L. (42 vjeç) nga Negotina, duke vepruar pas një denoncimi paraprak të vajzës së tij 19-vjeçare se në shtëpinë familjare e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte kërcënuar. Sipas denoncimit, ajo dhe vëllai i saj i mitur përjetonin çdo ditë dhunë fizike dhe psikologjike nga ana e tij. Ai është mbajtur në stacion policor, është njoftuar prokurori publik, Qendra për Punë Sociale Negotinë dhe i është dhënë Aktvendim nga Gjykata Themelore Negotinë me masa të shqiptuara për largim nga shtëpia dhe ndalim për afrim në shtëpinë e viktimës për një periudhë prej 15 ditësh.
MPB informoi se po merren masa për zbardhjen e rasteve dhe pas dokumentimit të plotë të tyre, kundër autorëve do të ngrihen kallëzimet përkatëse./Alsat.mk.
The post Tetë raste të dhunës familjare në 24 orë, arrestohen pesë persona appeared first on Alsat.
