Me titullin e Premier League tashmë të siguruar, David Raya pranoi se Arsenali e ka mendjen tërësisht te finalja e Champions-it kundër PSG-së. Portieri i “Topçinjve” komentoi me humor lajmet sipas të cilave francezët po stërviten posaçërisht për t’u mbrojtur nga goditjet nga këndi të londinezëve:

“Nuk kam parë asgjë, por secili studion atë që e konsideron të nevojshme. Ne e dimë shumë mirë që jemi të fortë në goditjet standarde dhe shpresojmë të shënojmë një gol të tillë edhe në finale”.

Portieri spanjoll theksoi më pas rëndësinë e përqendrimit maksimal, edhe në aspektin personal: “Në çdo ndeshje përpiqem vetëm të bëj lojën time dhe t’ia vështirësoj zgjedhjet trajnerit të kombëtares.

Të dielën duhej të qëndronim të fokusuar në fushë, por është e qartë se mendja jonë tashmë është te finalja e Champions-it. Në fund të fundit, ne luajmë futboll pikërisht për të shijuar net të tilla. Tani shkojmë të fitojmë finalen”.

 

 

The post PSG, masa speciale ndaj Arsenalit për goditjet standarde. Raya: “Shpresojmë të shënojmë sërish kështu” appeared first on Telesport.