Borussia Dortmund ka nisur punën për të forcuar ekipin për sezonin e ri, klubi verdhezi ka gati zyrtarizimin e përforcimit të parë. Bëhet fjalë për mesfushorin belg të Strasbourg, Diego Moreira, i cili iu ka thënë “po” verdhezinjve dhe nga sezoni tjetër do ta shohim në Bundesligë.
Tani mbetet të arrihet vetëm marrëveshja mes dy klubeve, gjë që raportohet të jetë shumë afër. Propozimi i verdhezinjve është për 38 milionë euro direkt plus pesë milionë euro të tjera bonuse.
Moreira i cili luan si mesfushori i majtë do të jetë transferimi më i shtrenjtë në historinë e Borussia Dortmundit, duke tejkaluar rekordin e vendosur nga Ousmane Dembele në vitin 2026, për të cilin verdhezinjtë paguan 35 milionë euro.
The post Dortmund e nis vrullshëm merkaton, arrihet marrëveshja për transferimin. 21-vjeçari iu thotë “po” verdhezinjve appeared first on Telesport.
