Zyrtarizimi i rikthimit të Jose Mourinho si trajner i Real Madridit po vonohet për shkak të zgjedhjeve për president te “Los Blancos”, ku sigurisht Florentino Perez pritet të rizgjidhet për një mandat tjetër.

Ndërkohë, “The Special One” ka nisur që tani nga lëvizjet e para që ka ndërmend të bëjë në ekip dhe sigurisht që do të jenë të shumta. Mediet speanjollë zbulojnë se një nga përforcimet e kërkuara nga Jose Mourinho është Alessandro Bastoni.

Italiani ka kohë që përflitet për një transferim të mundshëm te Barcelona, por me interesimin e fundit të Real Madridit dhe mbi të gjitha të Jose Mourinho, situata mund të ndryshojë. Inter ka bërë të ditur se do të lejojë largimin e Bastonit vetëm për shifrën 70 milionë euro.

The post Dëshira e parë e Mourinho pas rikthimit te Real Madrid kushton 70 milionë euro appeared first on Telesport.