Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, gjatë hapjes së shtabit të Lëvizjes Vetëvendosje në Shkup, tha se ky është organizimi i parë i një partie nga Kosova në vend dhe se bashkëpunimi do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.
Ai ka përshëndetur ardhjen e Glauk Konjufcës që siç tha ai, është nip i Çairit dhe kandidatëve për deputetë Shqipen dhe Valonin.
Mexhiti theksoi se Shkupi historikisht ka pasur lidhje të forta me Kosovën, duke veçuar Çairin si zonë ku familjet shqiptare janë të lidhura ngushtë me Gjakovën dhe Prizrenin.
“Çarshia e Vjetër është zemra e Çairit, ndërsa Çairi është zemra e Shkupit, ndërsa Shkupi historikisht ka qenë kryeqytet i vilajetit të Kosovës”, tha Mexhiti.
Shtoi se është hera e parë që hapet një shtab i një partie nga Kosova dhe ky organizim do të sjellë madje bashkëpunim edhe do të thellohet me projekte konkrete si ‘One stop Shop’ në Bllacë e Jazhincë, me rrugën Shkup- Bllacë krejt siç tha ai, “në funksion të lidhjes mes dy shteteve”.
“Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e shohin Kosovën në rrugë të drejtë, drejt zhvillimit, prosperitetit. Me qeverisjen e Albin Kurtit, Glauk Konjufcës e VV-së me shumë kënaqësi e presim hapjen e këtij shtabi që do jetë një adresë për gjithë ata që më 7 qershor t’i japin kahe fitores së re””, ka thënë Mexhiti.
The post Mexhiti nga hapja e shtabit të VV-së në Shkup: I japim kahe fitores së re më 7 qershor appeared first on Alsat.
