Vetëm pak ditë para fillimit të Kupës së Botës 2026, një nga pyetjet më të ndjeshme për Spanjën mbetet e hapur: kush do ta mbrojë portën e La Roja?
Trajneri Luis de la Fuente, pasi njoftoi skuadrën, ende nuk ka zgjedhur një portier titullar midis Joan García, Unai Simón dhe David Raya. Duke folur për mediat, trajneri spanjoll përsëriti se nuk ndjen presion për të marrë një vendim përfundimtar.
“Presioni është tashmë i dukshëm nga lista e skuadrës. Unë i respektoj të gjitha mendimet, por qëndroj i qetë“, tha De La Fuente.
Më pas, ai theksoi se debati nuk duhet të kufizohet vetëm në dy emra: “Duket sikur të gjithë po flasin për Unai dhe Joan, por Raya është gjithashtu një mundësi reale. Pse askush nuk po flet për të?
Trajneri po e mban gojën mbyllur dhe preferon ta mbajë hapur konkurrencën e brendshme: “Ne do të vlerësojmë se kush i përshtatet më mirë nevojave të ekipit. Nuk ka rëndësi kush luan, ne kemi tre portierë të klasit të lartë.”
The post De la Fuente: Kemi 3 portierë të klasit botëror, ende nuk e kam vendosur se cili do të jetë titullar appeared first on Telesport.
