Luka Modric e kishte imagjinuar ndryshe fundin e aventurës me fanellën e Milanit. Ndoshta me një xhiro të fundit në “San Siro”, mes duartrokitjeve, pas një sezoni si protagonist. Në vend të kësaj, imazhi i fundit i kroatit mbetet ai i një kampioni të zhgënjyer dhe të zbrazur, pas dështimit për të arritur objektivin kryesor, kualifikimin në Champions League.
Edhe pse bëri maksimumin, ai nuk arriti ta ndryshonte fatin e skuadrës. Madje besoi deri në fund te rikthimi europian, aq sa përshpejtoi rikuperimin pas dëmtimit në mollëz vetëm për të qenë ndaj Cagliarit. Rinovimi njëvjeçar dukej formalitet, pasi Modric kishte gjetur harmoni me Massimiliano Allegrin dhe klubin, por ai kërkonte garanci teknike dhe sportive për projektin.
Dështimi për Champions ndryshoi gjithçka. Sipas njerëzve pranë tij, fituesi i “Topit të Artë” është shumë i zhgënjyer nga kolapsi i Milanit dhe sezoni i mbyllur mes protestash e revolucionit drejtues. Sipas “Tuttosport”, pista më konkrete mbetet Madridi. Arabia Saudite dhe SHBA nuk e bindin, ndërsa Reali po mendon t’i ofrojë një rol drejtues në zonën sportive.
The post Modric-Milan, mori fund. Kroati nuk dëshiron të qëndrojë, mund të rikthehet te Reali appeared first on Telesport.
