Aktorja e njohur hollivudiane Anne Hathaway ka zbuluar një problem serioz shëndetësor me të cilin ka jetuar për rreth një dekadë, duke treguar se për vite me radhë kishte humbur pothuajse plotësisht shikimin në syrin e majtë.
Gjatë një interviste në podcast-in “Popcast”, 43-vjeçarja rrëfeu se vuante nga katarakti i hershëm, gjendje që i kishte dëmtuar rëndë shikimin. “Kam qenë gjysmë e verbër për 10 vite”, u shpreh Hathaway, duke shtuar se problemi kishte ndikuar ndjeshëm në jetën e saj të përditshme dhe në gjendjen emocionale.
Aktorja tregoi se për një kohë të gjatë nuk e kishte kuptuar sa serioze ishte gjendja e saj deri në momentin kur iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale dhe rifitoi shikimin. “Nuk e kuptova sa shumë ishte përkeqësuar derisa munda të shihja sërish normalisht”, tha ajo.
Sipas Hathaway, problemet me shikimin kishin ndikuar edhe në sistemin e saj nervor dhe në qetësinë psikologjike. Ajo u shpreh se vetëm pas operacionit kuptoi sa shumë stres dhe lodhje i kishte shkaktuar kjo situatë ndër vite.
Në intervistë, aktorja foli edhe për komentet dhe spekulimet rreth pamjes së saj të jashtme, duke iu përgjigjur zërave për ndërhyrje estetike dhe duke theksuar se shpesh aludimet për personazhet e famshëm largohen nga realiteti.
Anne Hathaway reveals secret health struggle she endured for a decade in candid confession https://t.co/3O0lmHVD1t
— HELLO! (@hellomag) May 25, 2026
