Zyrtarizimi i Jose Mourinho te Real Madrid u shty për shkak të zgjedhjeve elektorale për postin e presidentit të klubit, por sido që të jetë rezultati, pavërësisht se nuk diskutohet fitorja e Florentino Perez, “The Special One” do të jetë trajneri i ri i “Los Blancos”.

Sipas asaj që zbulon AS, Mourinho iu ka dërguar një raport drejtuesve të Real Madridit ku rekomandon nënshkrimin e të paktën katër lojtarëve: një qendërmbrojtës, një mbrojtës të djathtë dhe dy mesfushorë, një krijues dhe një mbrojtës. Për më tepër, është e mundur që ai të kërkojë edhe mbërritjen e një qendërmbrojtësi të dytë dhe një mbrojtësi të krahut të majtë.

Ajo që të bën përshytpje deri tani është që Mourinho nuk ka kërkuar emra specifik, por ka përmendur vetëm pozicionet që mendon se ekipi ka nevojë të përforcohet.

The post I ka idetë e qarta, zbulohen 4 transferimet që ka kërkuar Jose Mourinho appeared first on Telesport.