Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut ka shpallur konkursin për regjistrimin e studentëve dhe kadetëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihaillo Apostollski”, për vitin akademik 2026/2027.
Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje të gjithë të rinjve të interesuar që i plotësojnë kushtet e përcaktuara në konkurs të aplikojnë dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi të rëndësishme për zhvillimin e tyre profesional dhe personal.
Sipas kushteve të konkursit, kandidatët duhet të jenë shtetas të Maqedonisë së Veriut, të kenë të përfunduar arsimin e mesëm katërvjeçar, të mos jenë më të vjetër se 21 vjeç në momentin e aplikimit dhe të jenë të aftë nga ana psikofizike, gjë që verifikohet nga një komision mjekësor ushtarak.
Ky konkurs u jep mundësi të rinjve që duan të vazhdojnë arsimin e tyre dhe njëkohësisht të ndërtojnë karrierë profesionale si oficerë në kuadër të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Përveç nevojave të ushtrisë, konkursi përfshin edhe programe studimi që lidhen me menaxhimin e krizave dhe sistemet e mbrojtjes dhe shpëtimit./TV21
