Riccardo Calafiori sapo festoi titullin e Premier League me Arsenal dhe po përgatitet për finalen e Champions League që “topçinjtë” do të luajnë të shtunën ndaj PSG. Por zhgënjimi për mungesën e Kupës së Botës me Italinë nuk është zbehur ende.

Ende më dhemb,” tha mbrojtësi italian për mediat përpara finales së 30 majit. “Mendoj se do të jetë e vështirë për mua të shikoj ndeshjet e Kupës së Botës ku luajnë shokët e mi të klubit. Pata një muaj të keq në mars, midis ekipit kombëtar dhe Arsenal”, tha Calafiori.

Nuk do të jem në gjendje ta shikoj Kupën e Botës, por ngushëlloj veten se fitova Premier League dhe mund të fitoj një tjetër trofe të madh”, deklaroi më tej mbrojtësi italian.

Ai foli edhe për trajnerin Mikel Arteta: “Nuk mendoj se kam pasur ndonjëherë një trajner me një dëshirë të tillë për t’u përmirësuar. Ai ua transmeton atë lojtarëve”.

“Ai më përmirësoi edhe mua si lojtar ndoshta me gjëra të vështira, por ai më përmirëson. Kështu që ndonjëherë e urrej, ndonjëherë e dua“, tha Calafiori.

The post “E vështirë të shikoj Kupën e Botës në TV pas triumfit në Premier dhe shansit për të fituar Champions” appeared first on Telesport.